Fitojnë Houstoni dhe San Antonio
Skuadra e Houstonit fitoi 126-111 ndaj Lakersave, suksesi i dytë radhazi për skuadrën teksane, që fituan një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Perëndim.
Hardeni ishte fantastik në këtë sfidë, duke realizuar 50 pikë, 10 rebound e 11 asistime, më i miri në fushë, ndërsa për Lakersat u dallua LeBron me 29 pikë e Kuzma me 24, por që mbetën për statistikë.
Fiton edhe San Antonio, që triumfoi 125-87 ndaj Clippers, duke u shkëputur nga perioda në periodë, një fitore e lehtë e ekipit të Spurs, që i largohet fundit të renditjes në Perëndim. 7 lojtarë të skuadrës së San Antonio realizuan mbi 10 pikë, me Aldridge me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërsa për Clippers mungoi lideri.
Ekipi i Phoenix mundi 99-89 Dallas, ndeshje ku u dallua Warren me 30 pikë, më i miri në fushë, ndërsa Orlando triumfoi 97-91 ndaj Chicago në sekondat e fundit, sfidë ku u dallua Vuqeviq, autor i 26 pikëve e 10 rebaund.
Rezultatet
Houston – Lakers 126-111
San Antonio – Clippers 125-87
Orlando – Chicago 97-91
Phoenix – Dallas 99-89