![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/09/7645488A-9F2F-4ED2-BE86-BB4E1C0A01AA.jpeg)
Fitojnë Interi dhe Barcelona
18 shtator 2018
| 21:17
Interi ka fituar 2-1 ndaj Tottenham në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Champions League, kompeticion ku kishte vite që mungonte.
Zikaltërit ishin duke humbur 0-1 në minutën e 86 të takimit, por Icardi dhe Vecino përmbysën gjithçka me dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes.
Më parë, për anglezët kishte shënuar Eriksen, në minutën e 53-të të ndeshjes.
Në takimin tjetër të grupit B, Barcelona fitoi 4-0 ndaj PSV Eindhoven, me 3 gola të Messit dhe një të Dembele.