Fitojnë Juve, Napoli dhe Lazio
11 prill 2021
| 16:58
Juventusi ka vazhduar me serinë e fitoreve duke mposhtur në shtëpi Genoan me rezultat 3-1.
Kulusevski zhbllokoi shifrat pas katër minutave lojë pas asistimit fantastik nga Cuadrado (4′). Ishte Alvaro Morata që dyfishoi rezultatin (22′), me të cilin skuadrat shkuan në pushime. Scamacca me kokë ngushtoi epërsinë në fillimin e pjesës së dytë (49′), por me inkuadrimin e McKennie u vulos fitorja (70′). Me këtë fitore, Juventus renditë në pozitën e tretë me 62 pikë, derisa Genoa në vendin e 13-të me 32 sosh.
Napoli e mposhti Sampdorian me rezultat 0-2, kurse Lazio në minutat shtesë e fitoi përballjen me Hellas Veronan (0-1).