Fitojnë Lakersat dhe Miami
Pas një loje me rivalitet dhe emocione, Lakersar fituan me rezultat 123-115 ndaj Phoenixit, ndeshje që u vendos në minutat e fundit në favor të ekipit kalifornian.
Edhe pse kolektiviteti i ekipit të Phoenixit ishte në lartësinë e duhur (6 lojtarë shënuan mbi 11 pikë), kjo nuk mjaftoi. Për Lakersat u dalluan Davis me 24 pikë e 12 rebound, Kuzma me 23 pikë e LeBron James me 19 pikë e 11 asistime. Mirë u paraqit edhe skuadra e Sacramento, që mposhti 107-99 Portlandin, ndeshje me dy pamje. Mysafirët dominuan në pjesën e parë (Lillard 27 pikë), por në të dytën erdhi përmbysja e vendasve, ku u dallua Bogdanoviq me 25 pikë e 10 asistime, raporton “Telesport”.
Skuadra e Atlantas arriti një fitore të rëndësishme ndaj Denverit me shifrat 125-121, duke korrur suksesin e katërt sezonal. Diferencën e bëri Trae Young, që realizoi 42 pikë e 11 asistime. Vijon momenti i mirë i skuadrës së Utah Jazz, që korri fitoren e tetë sezonale. Jazz mposhti 119-114 Brooklynin, duke përmbysur një disavantazh prej 15 pikësh në minutat e fundit (Mitchell 30 pikë). Miami Heat, falë 20 pikëve të Butler dhe Nunn, mposhti 117-108 Detroitin, ndërsa Philadelphia triumfoi në sekondat e fundit 98-97 ndaj Clevelandit (Embiid 27 pikë e 16 rebound).
Rezultatet
Indiana – Oklahoma 111-85
Philadelphia – Cleveland 98-97
Miami – Detroit 117-108
Chicago – New York 120-102
Denver – Atlanta 121-125
Phoenix – Lakers 115-123
Utah Jazz – Brooklyn 119-114
Sacramento – Portland 107-99