Fitojnë Lakersat, Oklahoma mbron kreun në NBA

10 prill 2025 | 11:26

Skuadra e Lakersave rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit me rezultat 112-97 në fushën e Dallasit. Donqiq realizoi 45 pikë ndaj ish-ekipit të tij dy muaj më parë.

Fiton edhe skuadra e Toronto, që falë 23 pikëve të Roden mundi me rezultat 126-96 Charlotte. Zhgënjejnë kampionët në fuqi të Bostonit, që u mundën me rezultat 96-76 nga Orlando, sfidë ku u dallua Wagner me 23 pikë. Fitore të rëndësishme korri Chicago, që mundi me rezultat 119-111 Miami, ndeshje ku të gjithë titullarët e Bulls realizuan mbi 17 pikë.

Oklahoma vijon të jetë lider në NBA, duke fituar edhe sot, me rezultat 125-112 në fushën e Phoenixit. Jalen Williams me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë. Jashtë fushe triumfon Denveri, që mundi me rezultat 124-116 Sacramento (Jokiq triple double, 20 pikë, 12 rebound, 11 asistime).

Rezultatet

Orlando – Boston                          96-76
Washington – Philadelphia         103-122
Dallas – Lakers                              97-112
Toronto – Charlotte                      126-96
Chicago – Miami                           119-111

Utah Jazz – Portland                   133-126
Golden State – San Antonio       111-114
Phoenix – Oklahoma                   112-125
Sacramento – Denver                  116-124
Clippers – Houston                      134-117

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësimin për paralajmërimin…