Fitojnë Lakersat, Toronto dhe Warriors

06 dhjetor 2018 | 11:56

LA Lakers e kanë mposhtur San Antonion me rezultat 121-113. 42 pikë i shënoi LeBron James, kurse mirë u paraqit edhe Kuzma me 22 pikë, ndërsa për Spurs u dalluan DeRozan me 32 pikë e Gay me 31, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Fitorja e dytë radhazi për Golden State, që mundi me lehtësi 129-105 Clevelandin, një përballje mes dy ekipeve finaliste të sezonit të kaluar. Curry me 42 pikë bëri diferencën në parket, mbështetur edhe nga Durant me 25 pikë e 10 rebound. Moment jo fort i mirë për Clippers, që u mundën 96-86 nga Memphisi në përballjen e luajtur, ndeshje ku për vendasit u dallua Conley me 22 pikë, ndërsa për kalifornianët mungoi lojtari lider. Fitore në sekondat e fundit për Oklahomën, që mundi 114-112 Brooklyn jashtë fushe. Edhe pse miqtë u shkëputën deri në 30 pikë, në fund rrezikuan humbjen, me Paul George me 47 pikë e 15 rebound që ishte më i miri në fushë.

Ndërsa Westbrook realizoi një “triple double”, 21 pikë, 15 rebound e 17 asistime. Toronto vijon të dominojë në Lindje, duke korrur suksesin e 21-të sezonal, pas fitores 113-102 ndaj Philadelphia, sfidë mes dy skuadrash pretendente. Leonard realizoi 36 pikë, mbështetur edhe nga Valanciunas me 26, ndërsa 38 pikët e 10 rebound të Butler për miqtë mbetën për statistikë. /Telesport/

Rezultatet

Cleveland – Golden State        105-129
Orlando – Denver                      118-124
Atlanta – Washington              117-131
Brooklyn – Oklahoma              112-114
Memphis – Clippers                 96-86
Milwaukee – Detroit                115-92
Minnesota – Charlotte            121-104
New Orleans – Dallas              132-106
Toronto – Philadelphia           113-102
Lakers – San Antonio              121-113

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se…