Fitojnë Llapi e Liria

10 nëntor 2018 | 20:07

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në IPKO Superligë. Llapi ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me kampionen në fuqi, Dritën, me rezultat 1:0.

Golin e fitores për llapjanët e realizoi Festim Alidema, në minutën e 44-t pas një aksioni të shkëlqyeshëm. Kjo fitore ia mundëson llapjanëve që ta ruajnë hapin me dy skuadrat e kreut të renditjes, Prishtinën dhe Feronikelin. Ndërkohë, fitore si vendase ka shënuar edhe Liria e cila e ka mposhtur Flamurtarin, po ashtu me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve të rëndësishme për prizrenasit në garën për t’iu shmangur zonës së rrezikshme e ka shënuar Fatih Karahoda, në minutën e 67-të.

IPKO Superliga – Java e 15-të

Llapi – Drita 1:0
Liria – Flamurtari 1:0

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim me…