Fitojnë Milwaukee dhe New Orleans

22 nëntor 2019 | 14:11

Në NBA iu zhvilluan vetëm dy ndeshje. Milwaukee Bucks në Konferencën e Lindjes, pritën skuadrën e Portland Trail Blazers, e cila është në krizë të thellë në këtë fillim sezoni.

Nuk pati asnjë surprizë, pasi vendasit fituan me rezultatin 137-129 në një përballje ku iu kushtua pak rëndësi fazës mbrojtëse. Shënuesi më i mirë për ekipin nga Wisconsin rezultoi Eric Bledsoe me 30 pikë. Giannis Antetokounmpo nuk mund të qëndronte pas, duke lënë shenjë me një “triple-double”: 24 pikë, 15 asistime dhe 19 “rebound”. Nga ana tjetër, për skuadrën nga Oregoni spikati me 37 pikë dhe 10 asistime CJ McCollum, ndërsa Skal Labissiere shtoi edhe 22 pikë të tjera. Vazhdon të mungojë për Blazers Damian Lillard. Më këtë sukses Bucks e çojnë në 13 numrin e fitoreve, ndërsa humbjet janë vetëm tri. Për Blazer, ndërkohë, ishte disfata e tetë në 10 takimet e fundit. Vjen fitorja e tretë radhazi dhe e katërta në pesë takimet e fundit për New Orleans Pelicans.

Skuadra nga Louisiana, arriti të triumfonte 121-124 në një fushë shumë të vështirë si ajo e Phoenix Suns. Vendimtarë Brandon Ingram me 28 pikë, JJ Redick me 26 dhe Jrue Holiday që për pak realizon “double double” (23 pikë e  9 asistime). Për Suns, nuk mjaftuan 25 pikët e Kelly Oubre Jr.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e organizimit të “Final 8” të Kupës së…