Fitojnë Phoenixi dhe Toronto, humbin Dallasi dhe Houstoni

09 mars 2020 | 12:09

Skuadra e Phoenixit ka fituar 140-131 ndaj Milwaukee, në një ndeshje spektakolare mes dy ekipeve. Vendasit e dominuan gjatë gjithë kohës ndeshjen, duke u shkëputur deri në 25 pikë (Booker 36 pikë), ndërkohë që te miqtë u ndje mungesa e Antetokounmpo (shënuesi më i mirë për Bucks ishte Middleton me 39 pikë).

Fitore të vështirë arriti skuadra kampione e Torontos, që mundi 118-113 Sacramento, ndeshje me rivalitet. Të gjithë titullarët e ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë, me dyshen Powell-Lowry që së bashku realizuan 61 pikë.

Pas kohës shtesë fiton skuadra e Clevelandit, që mposhti me rezultat 132-129 San Antonion. Të dyja ekipet luftuan fort për fitoren, me 7 lojtarë të Cavaliers që realizuan mbi 10 pikë (Drummond 28 pikë e 17 rebound). Në ndeshjet e tjera të luajtura, skuadra e Indianas triumfoi me rezultat 112-109 ndaj Dallasit (Sabonis 20 pikë e 17 rebound), ndërsa Orlando fitoi 126-106 ndaj Houston (Augustin 24 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Dallas – Indiana                       109-112
Houston – Orlando                  106-126
Cleveland – San Antonio         132-129
New York – Detroit                  96-84
Sacramento – Toronto             113-118
Phoenix – Milwaukee               140-131

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në seancën për…