Fitojnë Prishtina, Feronikeli dhe Llapi
27 tetor 2018
| 20:06
Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 12-të në IPKO Superligë, ku në të tri ballafaqimet fitoreve iu gëzuan skuadrat mysafire.
Feronikeli ka shënuar fitore në Mitrovicë në duel me Trepçën ’89, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Arbër Prekazi, në minutën e 60-të. Kjo fitore ia ka mundësuar skuadrës nga Drenasi ta ruajë pozitën e parë. Ndërkohë, Prishtina e ka vazhduar ecurinë pozitive, duke e realizuar fitoren e katërt radhazi në duel me Gjilanin 3:0.
Golat i shënuan Ergyn Ahmeti, Meriton Korenica dhe Lorik Boshnjaku. Në ndeshjet tjetër, Llapi e mposhti Drenicën 2-0 në Skenderaj, me golat e Bujar Idrizit (13′) dhe Edon Zeqirit (90′).