Fitojnë punëtorët e ‘Pastrimit’, u rritën pagat për 70 euro

15 mars 2023 | 13:17

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë nisur të mërkurën në mbrëmje mbledhjen e mbeturinave në Prishtinë.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se “ekipet kanë dalë në terren për të vazhduar me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave” dhe se kryerja e shërbimit të mbledhjes së mbeturinave do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt operativ.

Punëtorët kanë hyrë në grevë më 13 mars, me kërkesë për rritjen e pagave të punonjësve fizikë në 400 euro, të cilat aktualisht janë 330 euro.

Florim Cakiqi, kryetar i Sindikatës së punëtorëve në këtë kompani kanë bërë me dije se punëtorët kanë dalë në terren për t’i mbledhur mbeturinat “për shkak të qytetarëve”. Ai tha se punëtorëve u është premtuar se do të merret vendimi për rritjen e pagave.

Arbnora Ademi, zëdhënëse e Kompanisë “Pastrimi” i tha dje REL-it se menaxhmenti i kompanisë është duke e shqyrtuar kërkesën.

Të martën, kontejnerë të shumtë në Prishtinë ishin mbuluar nga mbeturinat.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, numëron 863 punëtorë, duke përfshirë edhe administratën.

Kjo kompani ofron shërbime në gjashtë komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin, Prishtinën, pastaj në Fushë Kosovë, Lipjan, Drenas, Obiliq dhe Podujevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj gjashtë…