Fitojnë Roma dhe Napoli
Këtë mbrëmje u luajtën edhe dy ndeshje të tjerë të javës së parë të Serie A. Napoli bëri shumë gjëra keq sonte, por në fund arriti të fitojë me shifrat 2-0 ndaj debutuesve të Venezias.
Në minutën e 23-të Victor Osimhen u ndëshkua direkt me të kuq, më pas në të 57-tën Insigne humbi penallti. Por 5 minuta më pas të kaltrit do të kishin mundësinë sërish nga pika e bardhë dhe Insigne nuk gaboi.
Në të 72-tën Eljif Elmas shënoi për të dytën herë dhe vulosi fitoren për të tijtë. Në ndeshjen tjetër Roma fitoi me shifrat 3-1 ndaj Fiorentinës.
Në minutën e 17 Dragowski u ndëshkua me karton të kuq për ekipin nga Firenze dhe ia bëri të lehtë Romës rrugën për te triumfi. Në minuën e 26 Mkhitaryan shënoi për skuadrën e Jose Mourinhos.
Gjithsesi, Roma e vështirësoi vetë situatën sepse Zaniolo mori të verdhin e dytë në minutën e 52-të dhe barazoi njerëzit në fushë. Në minutën e 60 Nikola Milenkovic shënoi për Fiorentinën dhe barazoi shifrat.
Më pas Roma e riktheu situatën në favorin e vet dhe shënoi dy gola. Fillimisht me Veretout në minutën e 64-t e më pas i njëjti autor tundi rrjetën në të 79-tën për të vulosur fatin e kësaj sfide.