Fitojnë Roma, Tottenhami dhe Arsenali
11 mars 2021
| 23:12
Roma, Tottenham dhe Arsenali hedhin në hap drejt kualifikimit për në çerekfinalet e Europa League.
Verdhekuqtë triumfuan 3-0 në “Olimpico” ndaj Shkahtar Donesk. Lorenzo Pellegrini zhbllokoi rezultatin që në minutën e 23-të, ndërkohë që El Shaarawy dhe Gianluca Mancini realizuan në fraksionin e dytë. Kumbulla ishte në fushë për 90 minuta, duke bërë një paraqitje pozitive.
Arsenali mori një fitore 3-1 në transfertë nda Olympiakos. Odegaard, Gabriel dhe Elneny ishin autorët e golave për ekipin anglez, ndërkohë që për grekët shënoi El Arabi.
Nuk zhgënjen as Tottenhami i Mourinhos, që mposhti 2-0 Dinamo Zagrebin në sfidën e parë. Harry Kane realizoi dy golat e kësaj sfide. Granada ndërkohë mundi me të njëjtën rezultat Molden.