
Fitojnë Unitedi dhe Tottenhami
26 dhjetor 2018
| 17:54
Skuadra e Manchester United është këndellur pas largimit të Jose Mourinhos, pasi shënoi edhe fitoren e dytë në Premier Ligë.
United e mposhti skuadrën e Huddersfield ToWn (3-1). Pogba realizoi dy gola dhe një e shënoi Matiq për vendasit, kurse për mysafirët shënoi Mathias Jorgensen.
Fitore bindëse ka shënuar edhe Tottenham Hotspur ndaj AFC Bournemouth (5-0), derisa Evertoni ishte bindës ndaj BurnleyT (1-5).
/Epoka e re/