Fiton 5 milionë euro në lotari, pensionistja humb ndjenjat
13 shtator 2018
| 17:54
Një pensioniste me banim në Groseto të Italisë ka humbur ndjenjat pasi fitoi 5 milionë euro me një biletë lotarie “Gratta e vinci” (gërvisht dhe fito).
Gruas mësohet se i ka rënë të fikët në dyqanin ku kishte blerë biletën, e cila e ka bërë të pasur.
Mediet italiane theksojnë se pensionistja e ka marr veten pas disa minutash dhe është larguar shumë e lumtur.
Identiteti i fitueses nuk është bërë me dije. “Bëhet fjalë për një kliente që dëshiron të mbetet anonime”, ka thënë për “Ansa”-n titullari i kompanisë.
Ndërsa shitësi i biletës është shprehur kështu: “E përgëzuam pasi i dhamë ndihmën e parë. Atë biletë ia kam shitur me dorën time. Ishte një emocion i fortë edhe për mua”. (TCh)