Fiton Atalanta e Berishës dhe Gjimshitit
04 shkurt 2019
| 22:55
Atalanta ka marrë një tjetër fitore në Serie A, pasi mposhti në transfertë ekipin e Kaljarit. Berisha dhe Gjimshiti e nisën takimin si titullarë dhe luajtën 90 minuta, duke bërë një ndeshje shumë të mirë.
Gardiani Berisha ishte ‘spektator’, pasi skuadra e Kaljarit nuk bëri asnjë goditje në kuadrat përgjatë gjithë takimit. Kjo dhe për shkak të ndeshjes së shkëlqyer që prapavija e skuadrën nga Bergamo bëri, me lider Gjimshitin.
Mbrojtësi kuqezi po kalon momentin e tij më të mirë në karrierë dhe nga ndeshja në ndeshje, vlera e tij po rritej në treg. Tashmë, edhe Gasperini i beson si titullar.
Me këtë triumf, Atalanta ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e pestë, duke parakaluar Romën.