Fiton Juve, barazon Milani
15 dhjetor 2019
| 16:57
Kampionia në fuqi e Italisë, Juventusi shënoi fitore të lehtë në përballje me Udinesen (3-1). Dy gola i shënoi Ronaldo dhe një tjetër Bonucci për “Zonjën e Vjetër”, e cila përkohësisht merr pozitën e parë në kampionatin italian. Golin e nderit për Udinesen e realizoi në minutat shtesë Pussetto.
Milani pas formës se mirë në ndeshjet e fundit, sot barazoi me Sassuolon (0-0).
Ndërsa derbi e klubeve ku luajtën shqiptarët e fitoi Bologna e Blerim Xhemailit (2-1) ndaj Atalantës se Berat Xhimshitit. Në orën 20:45 zhvillohet derbi i kësaj xhiro në mes Fiorentinës dhe Interit.
/Epoka e re/