Fiton lotarinë 30 herë brenda një dite
15 mars 2019
| 11:41
Kjo grua pa dyshim është shumë me fat. Deborah Brown nga Richmond, Virginia fitoi 30 herë lotarinë brenda një dite. Ajo bleu 30 bileta me kombinimin e numrit fitues 1-0-3-1, ka raportuar “NBC News”.
Gruaja mori në shtëpi një shumë në total prej 150 mijë dollarësh. Fillimisht Brown bleu 20 bileta për 1 dollarë dhe më vonë shkoi të blinte edhe 10 të tjera. Për secilën biletë, ajo fitoi një çmim prej 5 000 dollarësh.