Fiton lotarinë, kthehet dhe urinon mbi shefin
21 gusht 2020
| 08:24
Kamerat e sigurisë së një kompanie kanë fiksuar momentin kur një punonjës ka dhunuar e më pas ka urinuar mbi shefin e tij. Raportohet se punonjësi pa në kompjuterin e punës se kishte fituar një lotari me një shifër të majme. Menjëherë pasi merr lajmin e gëzuar, i riu “rrëmben” diçka nga çanta dhe vrapon me shpejtësi drejt zyrës së shefit.
Sapo mbërrin atje ai i hedh shefit spray-t verbues në fytyrë, e më pas hipën sipër tavolinës së punës dhe urinon mbi të.
Është e paqartë se ku ka ndodhur kjo skenë, por video e këtij momenti është bërë virale në rrjet dhe ka marrë miliona shikime.