Fiton Milwaukee, Lakersat pësojnë humbje nga Phoenixi
Skuadra e Phoenixit fitoi me lehtësi 130-104 ndaj Lakersave, ndeshje ku munguan LeBron James e Anthony Davis. Më i miri për Lakersat mbeti Schroder, me 30 pikë, por që mbetën për statistikë. Për Phoenixin, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, me Chris Paul protagonist me 28 pikë. Një ndeshje të jashtëzakonshme ka bërë Giannis Antetokounmpo, që realizoi 42 pikë e 10 rebound në fitoren me rezultat 128-119 të Milwaukee ndaj New Orleans.
Mirë u paraqit për Bucks edhe Lopez me 30 pikë, ndërsa 37 pikët dhe 18 rebound të Valanciunas për vendasit nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Minnesota, falë 54 pikëve të dyshes Edwards-Reid mundi me rezultat 116-106 Dallasin, ndërsa San Antonion triumfoi me shifrat 124-105 në fushën e Houstonit, në derbin teksan. U dallua Vassell me 26 pikë, ndërkohë që 52 pikë erdhën nga stoli. Philadelphia fitoi me shifrat 104-101 pas kohës shtesë ndaj Torontos, sfidë ku Embiid realizoi 28 pikë e 11 rebound.
Rezultatet
Cleveland – Utah Jazz 122-99
Philadelphia – Toronto 104-101
Atlanta – Orlando 126-125
Houston – San Antonio 105-124
Minnesota – Dallas 116-106
New Orleans – Milwaukee 119-128
Oklahoma – Portland 123-121
Phoenix – Lakers 130-104
Sacramento – Charlotte 119-125