Fiton Prishtina, ndërsa Drita merr vetëm një pikë nga Gjilani
Kanë përfunduar tri ndeshje të Superligës së Kosovës, dhe tani kjo është gjendja në renditjen tabelare.
Sot gjatë ditës ishin në program tri ndeshje të Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 33-të.
Prishtina arriti fitore të thellë si mysafir 3 me 0 kundër Besës së Pejës.
Kryeqytetasit me fitore vazhdojnë të kryesojnë në tabelën e Superligës me 72 pikë, tri më shumë se Drita (69) dhe pesë më shumë se Ballkani (67) që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Drita luajti sot derbin lokal, kundër Gjilanit me të cilin arriti ta fitoj vetëm një pikë – pasi ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1.
Me këtë barazim ‘Intelektualët’ mbesin tre pikë mbrapa titullit.
Fitore të madhe sot arriti klubi i Feronikelit – të cilët mposhten 3 me 0 ekipin e Trepçës ’89.
‘Nikli’ me fitore shkon në kuotën e 38 pikëve, dy më shumë se Trepça.