Fiton Tottenhami dhe mban gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve

15 maj 2022 | 15:35

Tottenham Hotspur ka marrë një fitore me vuajtje ndaj Burnley, teksa goli i shënuar nga Harry Kane ka vendosur edhe sfidën.

“Spursat” arritën të shënonin në minutat shtesë të pjesë së parë me anë të një penalltie. Pas kësaj fitoreje Tottenham ngjitet përkohësisht në vendin e 4-të në renditje me dy pikë më shumë se Arsenali, teksa shpreson te kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër Burnley ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar për të bërë të mundur edhe qëndrimin në Premier Ligë edhe për sezonin e ardhshëm, teksa i bëjnë punë vetëm fitoret, në të kundërt bie një kategori më poshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një konferencë për media në Berlin, ministrja e Jashtme…