Fitore bindëse e Kastriotit

02 nëntor 2018 | 23:29

Kastrioti e ka fituar me rezultat bindës ndeshjen e parë të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të premten në mbrëmje në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti Vushtrrinë me rezultat 42:14. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:8 në të mirë të Kastriotit.

Për Kastriotin ishte fitorja e gjashtë rresht. Skuadra ferizajase është e para në tabelë me 12 pikë. Vushtrria mbetet e gjashta me tri pikë. Ndeshjet tjera të javës së gjashtë luhen të shtunën e të dielen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar në lidhje me…