Fitore bindëse e Peja 03 në derbin e qytetit

03 mars 2025 | 13:41

Peja 03 po vazhdon me formë të mirë në garat vendore.

Peja 03 fitoi ndaj ndaj Penzës me rezultat 44:102 (12:27, 13:22, 6:26, 13:27), në kuadër të javës së 15-të të Superliga Femrat.

Pejanet ishin në epërsi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.

Çerekun e parë e fituan 12:27, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën në të tre periudhat tjera ku të tre pjesët i fituan bindshëm për të fituar në fund me epërsi të thellë 44:102

Nicole Terry kishte 10 pikë, 12 kërcime dhe katër asistime për Penzën, kurse te Peja 03 më e dalluara ishte Alexis Tolefree me 38 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime.

Penza ka shtatë fitore e tetë humbje, derisa Peja 03 nëntë fitore e gjashtë humbje pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë…