Fitore bindëse e Rahovecit në Vushtrri

22 shtator 2024 | 08:46

Rahoveci e ka fituar me rezultat bindës ndeshjen e parë të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Rahoveci mposhti Vushtrrinë me rezultat 41:26. “Vreshtarët” e kanë fituar edhe ndeshjen e xhiros së parë dhe kështu kanë nisur pozitivisht mbrojtjen e titullit.

Vushtrria në xhiron e parë kishte shënuar fitore.

Mali Luzha ishte më efikasi te Rahoveci, të shtunën mbrëma. Ai ndeshjen e përfundoi me 12 gola. Nga 4 i kishin Alban Haziri, Jeton Bislimi e Jon Muqolli.

Te Vushtrria nëntë gola i shënoi Egzon Ademi, kurse pesë i kishte Erkan Abazxhiku.

Xhiroja e dytë vazhdon të dielën e të hënën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen 26 vjet nga rënia heroike e komandantit të…