Fitore bindëse nga Drita dhe Gjilani
03 tetor 2019
| 16:19
Dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, Drita dhe Gjilani kanë shënuar fitore bindëse në kuadër të javës së tetë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Drita e ka deklasuar Vushtrrinë në ndeshjen e zhvilluar sot në Gjilan, pasi e mposhti me rezultat 5-1. Lukas Cardoso dhe Bujar Shabani shënuan në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë për Dritën shënuan edhe Xhevdet Shabani një gol dhe dy të tjerë i shënoi Betim Haxhimusa. Golin e nderit për skuadrën mysafire e realizoi Matheus De Paula nga penalltia.
Ndërsa në kryeqytet Gjilani e mposhti Flamurtarin (1-4). Për mysafirët Gerhard Progni realizoi dy gola, derisa nga një gol e shtuan Bedri Greca dhe Fiton Hajdari. Për kuqezinjtë e Flamurtarit shënoi Festim Krasniqi.
/Epoka e re/