Fitore bindëse për Shqiponjën e Vushtrrinë, fiton edhe Kastrioti

14 shtator 2024 | 23:25

Shqiponja e Gjakovës e ka nisur me fitore bindëse edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën në kuadër të xhiros së parë, Shqiponja fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 47:25. Ndeshja u zhvillua në Gjakovë.
Alma Nivokazi i realizoi 15 gola për ta udhëhequr Shqiponjën drejt fitores. 10 gola i kishte Orgesa Gola.

Te Prishtina, Fionë Krasniqi i realizoi nëntë gola, ndërsa pesë i kishte Angelika Luberecka. Fitore bindëse shënoi edhe Vushtrria. E mposhti Veronën me rezultatin 39:22. Burneta Rama i shënoi 10 gola për Vushtrrinë, nëntë i kishte Qëndresa Tërstena e tetë Agnesa Hysa.

Te Verona, Kaltrina Paci i realizoi 5 gola, kurse nga katër i kishin Bleona Hashani e Melike Ipçi. Fitore si mysafir shënoi Kastrioti, që mposhti Besën në Pejë me rezultat 35:31. Në Superligën e meshkujve të shtunën u luajt vetëm një ndeshje e xhiros së parë.
Në Mitrovicë, Vushtrria e mposhti Trepçën me rezultat 43:26.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transferimet e mëdha duket se po japin frytet e para.…