Fitore dramatike e Milanit ndaj Genoas
AC Milan ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Genoa, në një ndeshje dramatike ku përveç golave nuk munguan as kartonët e kuq.
Në fitoren prej 1 me 2 të Milanit, katër lojtarë u përjashtuan nga ndeshja, nga dy për secilin ekip.
Schone i dha epërsinë Genoas duke shënuar në minutën e 41 të ndeshjes.
Genoa mbeti pa një lojtar më pak në fushë kur Saponara u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45+2. Në pjesën e dytë Milani përmbysi rezultatin përmes Hernandezit dhe Kessiet.
Në minutën e 56 Genoa mbeti edhe pa një lojtar, pasi Biraschi u ndëshkua me të kuq. Kur po luhej minuta e 79 Calabria u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Drama nuk përfundoi këtu, pasi Genoa pati mundësinë të barazojë rezultatin në minutën e 90+3, por penaltinë e Schones e priti Pepe Reina.
Në minutën e 90+4 Castillejo i Milanit u ndëshkua me të kuq.
Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe mban vendin e 11. Kurse Genoa në vendin e parafundit ka 5 pikë.