Fitore drithëruese e Lorenzos në Austri
Fitore drithëruese e Jorge Lorenzos në Çmimin e Madh të Austrisë. Piloti i Ducatit arriti të mposhte Marc Marquezin e Hondas për vetëm 130 të mijtat, pas një beteje epikë e parakalime të shumta, por në fillim të xhiros së fundit spanjolli i Ducatit e ruajti deri në fund kryesimin, duke fituar pikë shumë të rëndësishme në klasifikimin e përgjithshëm. Andrea Dovizioso i gëzohet vendit të tretë, ndërsa i katërti doli Cal Crutchlow.
Tri xhirot e fundit ishin të jashtëzakonshme, ku herë kryesonte Lorenzo e herë Marquez, që nuk e ulën gazin deri në metrin e fundit. Por piloti i Ducati u tregua më i saktë në kilometrat e fundit, duke mposhtur me pak centimetra diferencë shokun e ardhshëm të skuadrës.
Meritoi duartrokitjet e të pranishmëve në këtë Çmimin e Madh të Austrisë edhe Valentino Rossi, që pavarësisht se u nis nga vendi i 14-të, e mbylli garën i gjashti, raporton “Supersport”.
Vazhdon ta kryesojë renditjen e përgjithshme për pilotë Marc Marquez me 201 pikë, i ndjekur nga Valentino Rossi me 142 pikë, ndërsa Jorge Lorenzo i afrohet ndjeshëm “Doktorit”, duke u ngjitur në vendin e tretë me 130 pikë, një pikë më shumë se Andrea Dovizioso.
Sa i përket renditjes për konstruktorë, Honda mbetet e para më 236 pikë, ndërsa Ducati ka grumbulluar 208 pikë.