Fitore e Kastriotit në kryeqytet
18 shkurt 2024
| 10:55
Kastrioti i Ferizajt ka vazhduar me fitore. Të shtunën në kryeqytet, Kastrioti e mposhti Prishtinën me rezultatin 34:29. Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Kastrioti është i katërti me 20 pikë. Prishtina mbetet e pesta me 14 pikë.
Skuadra ferizajase u shkëput herët në rezultat dhe mbajti epërsi bindëse deri në fund. Pjesa e parë përfundoi 19:11 për Kastriotin.
Festim Mustafa ishte më efikasi te Kastrioti me 10 gola. Tetë i kishte Deniz Terziqi, derisa 5 i shënoi Rron Ramadani.
Te Prishtina, Oltion Beshiri i realizoi 14 gola. Enis Kuleta i shënoi 5 gola, ndërsa Albi Gjuka 4.
Dy ndeshje tjera janë të dielën.