
Fitore e madhe e FC Kosova Düsseldorf kundër VfR Fischeln
FC Kosova Düsseldorf, ka arritur në fund javë të mposhtë ekipin e radhës VfR Fischeln me rezultat 3:0, për të udhëhequr në Landesliga. Klubi i shqiptarëve që drejtohet nga presidenti Bujar Neziri është shumë afër objektivave të tij. Synimi i klubit është ngritja në një ligë më lartë dhe sipas rezultateve që po arrin, mundësitë janë të arta.
FC Kosova Düsseldorf, falënderon tifozët dhe sponsorët e klubit të cilët dita ditës po bëhen edhe më të shumë në mbështetje të klubit të shqiptarëve të Duseldorfit me rrethinë.
Njoftimi i plotë i klubit FC Kosova Düsseldorf:
Me një paraqitje të shkëlqyer, ekipi ynë siguroi një fitore shumë të rëndësishme falë golave të:
Arton Tolaj (58’)
Fatlum Ahmeti (78’, 81’)
Faleminderit të gjithë tifozëve tanë për mbështetjen e jashtëzakonshme!