Fitore e madhe e Lirisë në Gjilan
04 nëntor 2018
| 15:29
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita pas disa ndeshjeve fantastike, sot është dashur të pajtohet me humbje në ndeshjen ndaj Lirisë së Prizrenit. Skuadra mysafire arriti të fitoi ndeshjen me golin e shënuar nga sulmuesi Fatih Karahoda, katër minuta para fundit.
Fitore të rëndësishme shënoi Llapi në ndeshjen ndaj Ferizajt (0-1), kurse golin e vetëm në ndeshje e realizoi Shend Kelmendi, në minutën e 82-të.
Ndërsa ndeshja e tretë e zhvilluar sot në mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit përfundoi me rezultat 1-1. Për mysafiret shënoi Vilfor Hysa (25), kurse për vendasit shënues ishte Arb Manaj, në minutën e 76-të.
/Epoka e re/