Fitore madhështore e Milanit në “Luigi Ferraris”
21 janar 2019
| 16:55
AC Milan ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në “Luigi Ferraris” ndaj Genoas, me rezultat 0-2.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, kurse në pjesën e dytë kuqezinjtë shënuan dy golat e fitores. Në minutën e 72-të, Fabio Borini realizoi për 0-1, kurse nëntë minuta më vonë Suso vulosi rezultatin final 0-2.
Në orën 20:30 zhvillohet ndeshja e fundit për xhiron e 20-të, takohen Juventusi dhe Chievo Verona.
/Epoka e re/