
Fitore e madhe nga Patriot Behrami
24 qershor 2019
| 20:38
Patriot Behrami ka triumfuar ndaj italianit Vincenzo Mangiacapre, në garat e boksit të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”.
Boksieri nga Kosova triumfoi në kategorinë -69 kg. Ai mposhti medalistin e bronztë në Lojërat Olimpike Londra 2012. Me vendim të gjyqtarëve, Behrami fitoi me rezultat të ngushtë, 3:2.
Më këtë fitore, Patrioti hyri në mesin e tetë boksierëve më të mirë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.