Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Çekisë
12 tetor 2023
| 23:13
Kuqezinjtë ishin të pandalshëm sonte në Arenën Kombëtare përballë Çekisë, të cilët e mundën me rezultatin 3 me 0 për Euro 2024.
Seferi shënoi dy gola për Kombëtaren në pjesën e dytë të ndeshjes.
Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën e nëntë, me supergolin e Asanit.
Ndërsa një karton i kuq për kundërshtarin la Çekinë me 10 lojtarë.
Shqipëria pas kësaj fitore ka 13 pikë dhe vazhdon kryesimin në Grupin E.
Çekia është e dyta me 9 pikë dhe me një ndeshje më pak.
Kombëtarja shqiptare më 17 tetor do të zhvillojë miqësoren me Bullgarinë, për t’u rikthyer në nëntor me ndeshjet e radhës të këtij cikli kualifikues.
Më 17 nëntor, Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Moldavisë, kurse më 20 nëntor do të jetë nikoqire e Ishujve Faroe.