Fitore e madhe e Shqiponjës në Samadrexhë

18 prill 2025 | 10:42

Shqiponja e Gjakovës ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Shqiponja të enjten mbrëma fitoi në udhëtim ndaj Samadrexhës me rezultat 35:33.

Shqiponja nisi shkëputjen që në pjesën e parë, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17:12 për mysafiret.

Shqiponja mbajti epërsi të lartë edhe në pjesën e dytë. Por Samadrexha nuk u dorëzua. U afrua gradualisht, ndërsa në minutën e 57-të rezultati ishte 33:32 për Shqiponjën. Mysafiret shënuan për 34:32, ndërsa Samadrexha realizoi për 34:33. Në fund gjakovaret shënuan për 35:33 dhe për dy pikë të vlefshme.

Alma Nivokazi dhe Helen Da Silva Souza udhëhoqën Shqiponjën me nga dhjetë gola. Gjashtë i kishte Ghabriell Rosa Silva e pesë Fatoumata Diarra. Te Samadrexha tetë gola i shënoi Jennifer Toledo Abreu. Gjashtë i realizoi Arlinda Maloku, pesë Natalija Milatoviq e nga katër Mirjeta Dinolli, Bojana Radevska e Tina Hetemi.

Samadrexha renditet e treta me 20 pikë, ndërsa Shqiponja është e katërta me 18. Të dy skuadrat do të paraqiten në plejof.

Fitore si mysafire shënoi edhe Vushtrria, 36:33, ndaj Kastriotit në Ferizaj.

Pjesa e parë ishte plotësisht e barabartë. Në pjesën e dytë vushtrriasit ishin vazhdimisht në epërsi të lehtë dhe fituan në fund me tri gola dallim.

Burneta Rama e Sevdanur Ozkan i shënuan nga tetë gola për Vushtrrinë. Shtatë i kishte Agnesa Hysa e gjashtë Fetane Uzunlar.

Verona Muhaxheri e Eliona Maksuti i shënuan nga gjashtë gola për Kastriotin. Bintou Oulare i shtoi pesë e Ermira Saliu katër.

Vushtrria është e pesta me 14 pikë, ndërsa Kastrioti bie në vendin e gjashtë, po ashtu me 14 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)…