Fitore e madhe për Kosovën, e para në grup
07 shtator 2019
| 16:53
Kosova e ka siguruar një fitore të madhe në kualifikimet për Kampionatin Evropian, pasi e mposhti Çekinë (2-1).
Mysafirët shënuan të parët nëpërmjet Patrik Schick, por “Dardanët” barazuan me golin e Vedat Muriqit. Në pjesën e dytë për rezultatin final 2-1 shënoi Mërgim Vojvoda.
Pas kësaj fitore Kosova është përkohesisht e para në grupin A me 8 pikë, kurse e dyta është Anglia me 6 pikë, por ka dy ndeshje me pak të zhvilluara.
/Epoka e re/