Fitore e mundimshme e ‘Niklit’ ndaj Vushtrrisë
22 tetor 2019
| 16:08
Skuadra e Feronikeli mezi e ka mposhtur Vushtrrinë (0-1), në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të javës së njëmbëdhjetë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Pavarësisht dominimit në pjesën e parë dhe të dytë, “Nikli” golin e fitores e gjeti vetëm në minutën e tretë shtesë kur Besmir Bojku realizoi për 0-1. Pas këtyre tri pikëve skuadra kampione e Kosovës është në pozitën e pestë me 19 pikë, kurse Vushtrria mbetet e fundit me vetëm 6 pikë.
Duhet cekur se Vushtrria para kuaj ndeshje e ka shkarkuar trajnerin Antonio Toma, kurse skuadra është drejtuar nga ndihmësi i tij Fitim Llapashtica.
/Epoka e re/