Fitore e Pirros për Ali Ahmetin dhe Frontin Evropian
Shkruan: Astrit Gashi
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, zyrtarisht kanë përfunduar, por me ngjarjet pas tyre është shumë vështire të kuptohet së cili është rendi kushtetues i shtetit. A është Maqedonia e veriut një shtet unitar? Kush ka të drejtë të përfaqësoje shqiptarët, Fronti Evropian apo koalicioni VLEN. Për këtë u kuptua se nuk vendosin shqiptaret por maqedonasit të cilët marrin në qeveri kënd të duan për të bërë të parëndësishme votën shqiptare.
Edhe pse në këto zgjedhje nuk kishte opozite shqiptare por kishte dy grupe të interesit të cilët për interesa të tyre personale luftonin njeri tjetrin. Fronti Europian i cili të gjithë fushatën e vetë e kishte të lufta së kush është me i forti Artan Grubi apo Izet Mexhiti ku qytetarët ishin spektatorë të shfaqjeve teatrale të komikut Artan Grubi i cili vend që të shpaloste arritjet e qeverisë dilte ne fushate me antibiotik dhe përdorte valixhe për të ofenduar kundërshtarin e tij të cilit i kishte zëre vendin ne parti. Tashmë kur rezultati dihet se paku ishte dashtë të paraqesë dorëheqje nga të gjitha pozitat në parti.
Fronti Evropian jo vetëm që nuk u kualifikua ne në Champions Leauge por me votë u dënua qe të luajë në kategorinë e dytë. Ndërsa për të u rikthyer ne skene Ali Ahmeti duhet të reflektoje sepse është fajtori kryesor që fushatën i besoj një njeriu që së kishte fituar asnjë beteje.
Të dy kampet thirren për votë shqiptare ndërsa nuk u internuan fare për mbi 170 mijë vota të diasporës të cilët nuk u regjistruan si votues me të cilet shqiptaret humben mbi dhjetë deputetë.
Këtë e shfrytëzoje VMRO-DPMNE duke parë ketë pafuqi totale vepruese të partitive shqiptare vetëm sa e përforcuan shifrat e mëdha të votës protestë jo për vlera por kundër partive të qeverisë së kaluar e cila e rriti VMRO-DPMNE dhe aletet e saj gati në një shumicë absolute duke siguruar 58 vende nga 61 sa duhet për një qeveri stabile.
Duke parë këtë rezultat shqiptaret në vend që të bashkohen të gjithë në një front të përbashkët që do të kishin 32 vende ne parlament ata me vedije të plotë po i bëjnë dhe argatin e fundit Hristijanit edhe Gordanes të ciët pasi që morën pushtetin absolut filluan të shkruajnë dhe ne gjuhën shqipe.
Edhe pse zgjedhjet kanë përfunduar dhe rezultatet dihen disa manipulant politikë ende po mundohen së dështimet të tyre të i adresojnë të ata të cilët madje nuk ishin pjesë e procesit. Vota e popullit tregoj shumë paster së kush është fituesi dhe kush ka legjitimitetin për të qeverisë ne katër vitet e ardhme.
Prandaj pasi që gjithçka është e pastër dhe rezultati dihet,dikush që humbi në shtëpi të vetë thotë së vota e Vlenit në Çair nuk ishin “vota të pastërta shqiptare” duke mos e pranuar humbjen që i shkaktoj kundërshtari i tij. Dikush është humbës?
Shqiptarët në këto zgjedhje janë humbësit më të mëdhenj. Pasi që gjasat për një bashkim nuk ekzistojnë. Personi i vetëm qe mund të sakrifikojë të ndikoj në unifikimin e shqiptareve është Ziadin Sela vota e të cilit ishte vendimtare për të gjitha proces që ka kaluar Maqedonia e Veriut. Heshtja e tij dhe mund të kuptohet duke ditur se se pari u tradhtua nga partia e tij. Por dhe pse Fronti Evropian nuk doli ashtu siq pritej ne zonën gjashtë ne të cilën shqiptaret kanë me se shumti deputet.
Gjendja ka ardhur deri aty sa që dhe filozofi më i njohur grek Platoni vështire së do të arrinte në një zgjedhje sespe ai thoshte së Injoranca është rrënja e të gjitha të këqijave. Filozofi i madh i antikitetit thotë së “ Ky qytet është si është ,sepse qytetarët tanë jane ata që janë” E derisa qytetarët të vendosin të thyejnë koracën e indiferencës atëherë qyteti do të jetë kështu siq është kështu si ne nuk duam të jetë.
Ali Ahmeti dhe Fronti Evropian e dinë fare mirë se nuk mund të i përcaktojnë kushte Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE së me kënd të beje koalicionin e radhës pas këtij rezultati zhgënjyes . Prandaj gara kryesore e BDI-së është të beje një opozitë të fortë ne parlament duke e detyruar kryeministrin e ardhshëm të punoje në atë që është në interes të Maqedonisë se Veriut dhe aleatëve të NATO-s.
Ndërsa brenda javës BDI-ja të thirre Këshillin Drejtues të partisë dhe të kërkoje përgjithësi per gabimet duke shkarkuar të gjithë ata të cilët ishin pjese shtabit zgjedhor. Duke larguar se pari disa servil të cilët në vend që të këshillojnë i shkaktuan disfatën me të madhe politike.
Të humbësh Çairin dhe Tetovën , dy bastione kryesore e të mos të reflektohet është shumë jo serioze. Vleni u votua dhe pse nuk kishte strukturë sepse populli vendosi të largojë nga pushteti njerëzit e korruptuar të BDI-së e cila tashme jo vetëm që duhet të ndërroj formën e organizimit por dhe emrin e partisë.