![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/kbf-prishtina.jpg)
Fitore e pritur e prishtinaseve
10 shkurt 2025
| 16:17
Bardhekaltret me fitore të rëndësishme ndaj Trepçës
Prishtina shënoi fitore në kryeqytet me rezultat 84:50 (22:16, 20:7, 25:17, 17:10) në javën e 14-t të Superliga Femrat.
Sfida ishte e dominuar nga bardhekaltret, të cilat fituan cerekun e parë me rezultat 22:16, për të vazhduar lojën e mirë edhe në periudhën e dytë 20:7, dhe shkuan në pushim me shifrat 42:23.
Çerekun e tretë prishtinaset e fituan me epërsi 25:17 dhe pjesën e fundit 17:10, kurse ndeshja u mbyll me rezultat 84:50 për Prishtinën
Më e mira te vendaset ishte Flutra Mehmeti me 13 pikë, tri kërcime dhe tri asistime, kurse te mysafiret Erva Kurshumliu u dallua me pesë pikë, pesë kërcime e dy asistime.
Prishtina ka tetë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Trepça ka një fitore dhe 13 humbje.