Fitore e rëndësishme e Terezës

23 mars 2025 | 14:49

Tereza ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për mbetje në Superligën e Kosovës në hendboll.

Tereza të shtunën e mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 37:30. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 15-të.

Kaltrina Paci udhëhoqi Terezën me 11 gola. Nga 7 i shënuan Florentina Preniqi e Arjeta Imeraj.

Nikelina Franca i shënoi nëntë gola për Kastriotin, kurse tetë i realizoi Bintou Oulare. Tereza tani i ka pesë pikë në vendin e shtatë. Kastrioti renditet i pesti me 14 pikë.

Të shtunën luajti edhe lideri, Istogu, që fitoi 55:22 në kryeqytet ndaj Prishtinës. Suzana Ujkiq i realizoi 17 gola për Istogun. Angelina Luberecka i shënoi 7 gola për Prishtinën. Istogu udhëheq me 26 pikë. Prishtina mbetet e fundit me 1 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për…