Fitore e rëndësishme për Prizrenin 16

06 nëntor 2021 | 20:15

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 95:89 (22:23, 36:21, 20:25, 17:20) në xhiron e tretë të Ligës Unike.

Vreshtarët e nisën ndeshjen me një seri prej 0:6, megjithatë, vendasit rikthehen shpejt dhe më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa çereku i parë përfundon me rezultat 22:23. Prizrenasit e filluan furishëm periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 40:28 dhe ishin në epërsi konstante, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 58:44.

Lojë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku mysafirët ngushtuan shifrat në 67:62, megjithatë, vendasit me një seri prej 10:0, shkëputen në 77:62, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash në semafor ishte 78:69.

Rahoveci nuk u dorëzua dhe ngushtoi rezultatin në 88:85, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Prizreni 16 triumfoi me shifrat 95:89.

Te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 13 pikë e 17 kërcime, Ivan Koljeviq me 27 pikë e nëntë asistime dhe Courtney Fells me 24 pikë e 11 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 23 pikë e 15 kërcime, Altin Morina me 24 pikë e gjashtë asistime dhe Tyheim Monroe me 20 pikë e 10 kërcime.
Prizrenasit kanë dy fitore dhe një humbje, ndërsa Vreshtarët tri fitore në tri ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate,  Dardan Molliqaj, ka thënë se Qeveria…