Fitore e thellë e Bayernit ndaj Leverkusenit, Barça mposhti PSG-në

05 mars 2025 | 22:59

Përfunduan ndeshjet e para të këtij raundi në Uefa Champions League.

Në supersfidën mes dy gjigandëve gjermanë, Bayern triumfoi pastër 3-0 ndaj Leverkusen.

Kane shkëlqeu me dopietë ndërsa gol realizoi edhe Musiala. Të besuarit e Alonsos luajtën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Mukiele në minutën e 62’. Kështu, Bayern hedh një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër.

Në Paris, takimi PSG-Liverpool përfundoi 0-1 në favor të ekipit anglez. Për t’u theksuar një gol i anuluar i Kvaras për offside, pas 20 minutash lojë. Në minutën e 87-të, Elliot ndëshkoi kampionët e Francës, duke ngritur në festë tifozët miq.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zafir Berisha, nga NISMA Socialdemokrate, ka theksuar se opozita duhet…