Fitore e thellë nga Bayerni, Bremeni pëson humbje nga Schalke
Janë mbyllur para pak minutash pesë ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për xhiron e 12-të.
Bayern Munchen ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0, Duseldorfin në transfertë. Golat e Pavard në minutën e 11’, Toliso në minutën e 27’, Gnabri në minutën e 34’ dhe Kutinjos në minutën e 70’, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme bavarezëve, të cilët tashmë ngjiten në vendin e dytë me 24 pikë.
Bremeni ku aktivizohet edhe Milot Rashica, është mposhtur në shtëpi nga Schalke me rezultatin 1-2. Për miqtë shënuan Harit në minutën e 43’ dhe Raman në minutën e 53’, ndërsa për Werderin golin e vetëm e shënoi Osako në minutën e 80’.
Laverkuseni dhe Frajburgu u ndanë në barazim 1-1, me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë. Ishte Holer që shënoi për Frajburgun në minutën e 5’, ndërsa për vendasit shënoi Diabi në minutën e 36’.
Borusia Moshengladbah u mposht në transfertë me rezultatin 2-0 nga Union Berlini. Një gol i Ujah në minutën e 15’ dhe një gol i Anderson në minutën e 92’, i dhanë fitoren vendasve, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme kryesuesve të Bundesligës.