Fitore e thellë për therandasit

01 tetor 2023 | 22:39

Golden Eagle Ylli regjistroi fitoren e parë në këtë edicion të Prince Caffe Superligës.

Therandasit fituan me 50 pikë dallim ndaj Istogut me rezultat 126:76 (34:21, 31:14, 34:13, 27:28).

Ylli ka një fitore e një humbje, kurse istogasit dy humbje.

Takimi në palestrën “13 Qershori” nuk kishte shumë histori, me vendasit që dominuan nga fillimi deri në fund dhe fituan bindshëm 126:76.

Te vendasit u dalluan Valon Bunjaku me 22 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime, Jalen Nesbitt me 23 pikë, gjashtë kërcime, katër asistime dhe Jan Palokaj me 22 pikë, katër kërcime e pesë asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në nivelin më bazik, dashuria ka të bëjë me mbijetesën,…