Fitore historike e Malishevës kundër Buduçnostit të Malit të Zi

11 korrik 2024 | 19:13

Ndeshja mes Malishevës dhe Buduçnostit të Podgoricës së Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës, e zhvilluar në stadiumin e Llapit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendëse.

Ndonëse ekipi mysafir ishte më i mirë në pjesën e parë, duke realizuar tri goditje brenda kornizës së portës, portieri nga Maqedonia e Veriut që mbron porten malishevase, Hadis Veliu, nuk lejoi që të tundej rrjeta e tij.

Në pjesën e dytë, skuadra e Malishevës u duk më e organizuar duke rrezikuar disa herë, dhe në minutën e 67-të, Etnik Brruti realizoi për 1-0.

Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja. Kjo është loja e parë e garave ndërkomnëtare që merr pjesë ekipi i Malishevës. Loja e kthimit luhet javën tjetër në Mal të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prill të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes kishte hapur…