
Fitore me aromë ‘play-off’-i për Besëlidhjen
Të mërkurën u zhvilluan katër ndeshjet në Ligën Unike në kuadër të javës së katërt. Në sfidën kryesore, Besëlidhja fitoi ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 76:84 (22:23, 18:21, 19:23, 17:17).
Dirk Williams u dallua te vendasit me 19 pikë e gjashtë kërcime, derisa te mysafirët u dallua Xander Bowers me dhjetë pikë e 13 kërcime.
Besëlidhja ka katër fitore e një humbje, kurse Bashkimi një fitore e tri humbje. Kjo fitore i siguroi skuadrës së Besëlidhjes kualifikimin në “Play-off”.
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Vëllaznimi fitoi bindshëm ndaj Teutës me shifrat 93:69 (10:25, 20:12, 30:10, 33:22). Jericole Hellems ishte më i miri te vendasit me 22 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime, kurse te mysafirët më i dalluar ishte Bryan Powell me 24 pikë e dhjetë kërcime.
Vëllaznimi ka katër fitore e një humbje, ndërsa Teuta katër humbje në po aq ndeshje. Në Grupin B, Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Tiranës 62:87 (11:30, 20:24, 14:25, 17:8).
Klein Strazimiri ishte më i miri te vendasit me 13 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, kurse te mysafirët, disa lojtarë shënuan pikë dyshifrore, ndërsa Derrick Wilson e mbylli ndeshjen me 18 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime, kurse Lis Shoshi kontribuoi me 17 pikë e tetë kërcime.
Takimi ishte direkt për Play-off, pasi tani skuadra tiranase ka dy fitore e tri humbje, ndërsa ajo therandase tri fitore e dy humbje. Në takimin tjetër të këtij grupi, fitore bindëse shënoi Vllaznia ndaj Sigal Prishtinës 88:57 (20:8, 22:13, 25:18, 21:18).
Arlando Arnold ishte më i miri te shkodranët me 12 pikë, 11 kërcime e 11 asistime, ndërsa bardhekaltrit u paraqitën vetëm me vendorë, ku Dion Sheqiri e mbylli ndeshjen me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Jon Ismajli me 16 pikë e gjashtë kërcime.
Vllaznia ka dy fitore e tri humbje, ndërsa Sigal Prishtina tri fitore e dy humbje.