
Fitore me shumë peshë ndaj Italisë
03 mars 2023
| 16:00
Përfaqësuesja U17 e Kosovës në hendboll ka konfirmuar të premten rritjen që e përjetoi gjatë Kampionatit Mesdhetar në Greqi.
Vashat “dardane” luajtën ndeshje shumë të mirë dhe fituan ndaj Italisë me rezultat bindës, 18:13. Vashat e Kosovës e fituan periudhën e parë me rezultat 8:4. Periudha e dytë u takoi italianeve, ndërsa në periudhën e tretë sërish më të mira ishin njomaket tona, 5:3.
Të kujtojmë që ditë më parë jemi mposhtur nga Italia, por loja e Kosovës U17 është përmirësuar vazhdimisht dhe si rezultat erdhi fitorja ndaj Italisë. Nesër Kosova U17 e luan ndeshjen e fundit në Mesdhetarin në Greqi. Përvoja në këtë garë do t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate.