Fitore minimale e Cityt, Evertoni lëshon fitoren nga duart
Manchester City ka vuajtur, por në fund ka fituar 1-0 ndaj Shefeld United. Ishte një ndeshje me ritëm të lartë teksa vendasit kanë bërë një lojë tepër agresive dhe me shumë faulle kundrejt kampionëve në fuqi të Premier League. Gabriel
Jesus kishte mundësinë më të mirë për të kaluar të tijtë në avantazh, por penalltia e tij është pritur nga Dean Henderson.
Vendasit ua bëjnë shumë të vështirë punën lojtarëve të Guardiolas, dhe duhej ndihma e Sergio Agueros për të zhbllokuar rezultatin. Sulmuesi argjentinas u fut në fushë në minutën e 68’ dhe vetëm pesë minuta më vonë ka shënuar
golin e avantazhit pas një asistimi të përkryer të De Bruyne. Ky ishte asistimi i 15-të i belgut, lojtari i vetëm në histori që ka dhënë 15+ asistime në tre sezone të ndryshme. City ruan vendin e dytë ndërsa Shefeld bie në të shtatin.
Aston Villa ka fituar me Watford në sfidën e mbijetesës. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me Deeney, por Luiz ka barazuar në fund të pjesës së dytë ndërsa Konsa i ka dhënë fitoren në kohën shtesë.
Bournemouth më në fund rikthehet te fitorja teksa ka mposhtur 3-1 Brighton në shtëpi. Southampton vazhdon formën e mirë dhe këtë herë viktima ka qenë Crystal Palace që ka humbur 2-0 në shtëpi.
Everton ka shpërdoruar avantazhin e dyfishtë në dy minutat e fundit shtesë. Pasi Kean dhe Calvert-Lewin shënuan dy golat e vendasve, Newcastle është ringjallur në fund duke përmbysur gjithçka me dy golat e shënuar në të 94’ dhe 96’.