Fitore minimale e Milanit
20 shtator 2018
| 23:47
Milani e ka nisur aventurën e tij në Europa League me një fitore të ngushtë ndaj ekipit modest nga Luksemburgu, Dudelange.
Një gol i Higuain në minutën e 59 i mjaftoi kuqezinjve për të marrë 3 pikët e para në grupin F, ku Olympiakos dhe Betis barazuan 0-0 në Greqi.
Skuadra B e Milanit, ku vetëm Romagnoli dhe Higuain ishin në fushë nga ekipi titullar, zhgënjeu me paraqitjen e saj ndaj disa lojtarëve gjysmë-profesionistë si ata të Dudelange.
Në ndeshjet e tjera të Europa League, Arsenali fitoi 4-2 ndaj Vorskla Poltavës, Chelsea mposhti 1-0 në transfertë PAOK-un dhe Lazio triumfoi 2-1 ndaj Apollonit.